Vendosni fjalën kyçe....

Aeroporti i Rinasit njoftim për nisjen e fluturimeve: Nga nesër punohet normalisht


Aeroporti i Rinasit ka njoftuar qytetarët se fluturimet do nisin rregullisht ditën e nesërme po nuk ka përcaktuar ende kohën se kur do ndodhë kjo.

Po kështu në njoftimin e TIA-s (Tirana International Airport) theksohet se udhëtarët që kanë prerë biletën për në Dubai apo që do kthehen nga Dubai, do fluturojnë nga aeroporti i Podgoricës, në Malin e Zi  do zbarkojnë aty e prej andej do transportohen drejt Tiranës.

Njoftimi

“Nesër në mëngjes rinisin fluturimet

Tirana International Airport njofton se fluturimet e programuara rinisin nesër në mëngjes, ndërkohë që sot do të kryhen operimet për fluturimet humanitare, mjekësore dhe diplomatike. Sipas njoftimeve zyrtare të shtetit shqiptar, fluturimet e programuara rifillojnë nesër në mëngjes, më 9 Prill 2021.

Ende nuk ka një orë të saktë për rifillimin e nesërm të fluturimeve. Sapo ta kemi si njoftim, do ta lajmërojmë menjëherë.

Pasagjerët e flydubai që kanë prerë biletën për në Dubai dhe e kanë fluturimin ditën e sotme, i bëjmë me dije ata dhe operatorët turistikë se udhëtimi do të kryhet nga nga aeroporti i Podgoricës dhe deri atje do të transportohen me autobuzë. Janë të lutur të paraqiten brenda terminalit të TIA-s për dhënien e dokumentacionit të nevojshëm për këtë udhëtim.

Njoftojmë gjithashtu se pasagjerët e itinerarit Dubai – Tiranë po me flydubai, se avioni do të ulet në aeroportin e Podgoricës sot në mbrëmje, me një parashikim 18.30 orë lokale, kështu që operatorët turistikë janë të lutur të kujdesen për transportin e tyre nga Podgorica në Tiranë me autobusë.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mbetet në shërbim të pasagjerëve dhe të çdo informacioni të saktë që është i vlefshëm për publikun.

Për çdo të dhënë tjetër, ju informojmë sërish.

Ju faleminderit për bashkëpunimin,

Tirana International Airport


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *