Vendosni fjalën kyçe....

Basha e cilësoi si ikonë të korrupsionit, Imeraj: Sulm personal për shkak të dosjeve në Prokurori, do përballet në Gjykatë


Kryetari i PD-së Lulzim Basha gjatë intervistës për emisionin “Real Story” duke folur për Reformën në Drejtësi e kategorizoi drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj si ikonë të korrupsionit dhe të krimit.

Që të ndodhë kjo reforma duhet të zbatohet dhe ti ke një shembull të javës së kaluar më flagrantin ku përfaqësuesi ndërkombëtar për 8 orë me radhë i kërkoi Komisionit të Vettingut skualifikimin e kryeprokurores së Tiranës një ikonë të korrupsionit dhe të krimit dhe komisioni nuk pati guximin dhe asnjë media nuk pati guximin ta mbulonte dhe kur unë e denoncova këtë fakt te një studio e kolegut tuaj kërcitën telefonatat dhe prapë asnjë media nuk e mbulonte dot. Pse? Sepse… Kryeprokurorja e Tiranës, ikonë e korrupsionit dhe e krimit. Edhe ky është një shqetësim që nuk e kam vetëm unë e kanë dhe partnerët tanë, e kuptojnë dhe ata. Edhe dosjet e porositura nga Edi Rama dhe oligarkët që e mbështesin zonjën në fjalë, kanë shkuar në gjykatë dhe kanë treguar se sa të motivuara politikisht ishin. Po unë i kam thënë publikisht që ky s’është shqetësimi im, sepse ato ishin gjëra të cilat ashiqare bëheshin me urdhra politik.

Fati i saj personal nuk më intereson fare! Zero! Se kush është ajo, e dinë gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e Tiranës dhe të Shqipërisë, po as kjo nuk më intereson, zero! Mua më intereson që Reforma në Drejtësi të ecë përpara. Dhe sot nuk ka partner strategjik që nuk e ka kuptuar që ai vendim, i kundërshtuar 8 orë nga përfaqësuesit ndërkombëtar është një goditje e rëndë për besueshmërinë e Reformës në Drejtësi”-deklaroi Basha.

Menjëherë drejtuesja e prokurorisë së Tiranës ka reaguar në një përgjigje për Neës 24. Elisabeta Imeraj theksoi se Basha ka dosje në Prokurorinë e Tiranës.

Në një mesazh të lexuar nga drejtuesi i emisionit, Imeraj thotë se çështja mes saj dhe Bashës është personale për shkak të dosjeve që ka ai në Prokurorinë e Tiranës.

Presion që i bëhet një prokurore që ka 17 vjet në detyrë, që ka hetuar Saimir Tahirin e Shullazin. Deklarata e Bashës është sulm personal për shkak të dosjeve që ka në Prokurorinë e Tiranës, dhe për këto akuza do të përballet në Gjykatë”- shkruan kryeprokurorja e Tiranës.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet