Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Ndryshimi i pushtetit kalon çdo simpati politike për zgjedhjet e 25 prillit


Kreu i PD, Lulzim Basha në një intervistë për emisionin ‘’Real Story’’ deklaroi se domosdoshmëria për ndryshim tejkalon çdo simpati politike për zgjedhjet e 25 prillit.

Basha siguron se kjo domosdoshmëri për ndryshim ka depërtuar edhe tek vetë aktivistët e PS.

Ai thotë se koalicioni opozitar që nesër do të jenë në qeveri e ka marrë seriozisht dhe do të sjellë ndryshimin dhe zgjidhjet që kërkojnë qytetarët.

’Mund të marrë qindra shembuj, që opozita, koalicioni, qeverisja nesër e ka marrë seriozisht. Zgjidhje që ata meritojnë, ndryshimin që kërkojnë. Tema kryesore është do ndryshimi. Domosdoshmëria për ndryshim tejkalon çdo simpati politike. Ka depërtuar tek aktivistët e PS. Do e shohësh dhe dëgjosh shumë fort më 25 prill. Shqiptarët masivisht janë të bindur se e vetmja mënyrë për të ecur janë ndryshimi. Si pjesë e ndryshimit shohin procesin e anëtarësimit në BE. Jam habitur, diçka mes habisë dhe kënaqësisë, që edhe qytetarët më të thjeshtë e kuptojnë sa e fortë është lidhja ekonomia dhe integrimi në BE. Pa integrimin në BE s’ka mirëqenie të garantuar. E kuptojnë po kështu, s’mund të futen në BE kur rrogat janë 200 euro. Shqiptarët janë vetëdijësuar. Disa hapa prapa tyre, ndryshimi në mendjen e tyre është salduar, më 25 prill e vulosin me votë”-deklaroi Basha.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet