Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Situata në aeroportin e Rinasit dështim i Ramës, ndryshimi është në votat tuaja


Kreu i PD-së, Lulzim Basha i cilëson zgjedhjet e 25 prillit si më të rëndësishmet në historinë e Shqipërisë.

Sipas Bashës këto zgjedhje do vendosin nëse do arrihet anëtarësimi në BE apo do vijohet me dështimet e Kryeministrit.

Më tej kryedemokrati shkruan se situata në aeroportin e Rinasit është dështimi i radhës i kryeministrit.

Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë. Këto zgjedhje do të vendosin nëse do të ndryshojmë dhe anëtarësohemi në BE ose do të vazhdojmë me Ramën për akoma dhe më shumë dështime. Edhe ajo që po ndodh me aeroportin e Rinasit është dështimi i radhës i një njeriu që i ka vendosur interesat e tij mbi interesat e çdo shqiptari. Ndryshimi është në duart tuaja, është në votat tuaja.

Kudo shoh ngazëllimin e qytetarëve shqiptarë. Le të sjellim së bashku fitoren më të madhe në historinë e Shqipërisë! Le të arrijmë një të ardhme më të mirë për të gjithë ne!”-shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *