Vendosni fjalën kyçe....

Caitlyn Jenner po mendon të kandidojë për guvernatore të Kalifornisë


Caitlyn Jenner po merr në konsideratë të kandidojë për postin e guvernatorit të Kalifornisë. Ish-kampioni olimpik dhe ylli i reality show i cili tanimë është kthyer në një grua, po ndihmohet nga një organizatë jofitimprurëse konservatore e përqendruar në çështjet LGBTQ.

Lajmi i raportuar së pari nga Axios, vjen ndërsa Guvernatori aktual Gavin Newsom po përpiqet të rizgjidhet në detyrë.

Jenner është një republikane e profilit të lartë dhe mbështetëse e ish-presidentit Donald Trump.

Menaxherja e saj tha në shkurt se Jenner ‘nuk e ka konsideruar kurrë kandidimin për guvernatore dhe është shumë e lumtur duke bërë punën që po bën për të promovuar të drejtat e LGBTI-së dhe duke kaluar kohë me 18 nipërit e mbesat dhe 10 fëmijët e saj’. Por duket se tanimë ajo ka ndryshuar mendje.

Cailtyn Jenner, dikur Bruce ka qenë i martuar me Kris Jenner nga vitet 1991-2015, Linda Thompson në vitet 1981-1986 si dhe Chrystie Jenner në vitet 1972-1981.

Ajo ka dy vajza me Kris (Kendall dhe Kylie) dhe dy djemtë (Brody dhe Brandon) me ish-gruan Linda. Ndërsa me Chrystie-n ka një djalë dhe një vajzë (Burt dhe Cassandra Marino).

Cailtyn i konsideron si fëmijët e saj dhe tre vajzat dhe djalin që ish-gruaja Kriss ka me ish-burrin e saj të dnjerë Robert Kardashian.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet