Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania do të zhvillojë bisedime me Rusinë për blerjen e vaksinës Sputnik


Gjermania ka bërë plane për bisedime dypalëshe me Moskën mbi shpërndarjet e mundshme të vaksinës Sputnik V Covid-19, në rast se Bashkimi Evropian vendos të certifikojë vaksinën ruse, me qëllim që Berlini të marrë dozat sa më shpejt të jetë e mundur.

Synimi i Gjermanisë për të hyrë në negociata me Rusinë u njoftua të enjten nga ministri i Shëndetësisë Jens Spahn, duke konfirmuar një raport të mëparshëm nga agjencia britanike e lajmeve Reuters.

“Unë i shpjegova në emër të Gjermanisë, Këshillit të Ministrave të Shëndetësisë të BE-së, se ne do të diskutonim me Rusinë, së pari, për të ditur se kur dhe cilat sasi mund të dorëzohen.” – tha ministri për  W  DR.

Rregullatori i barnave të BE-së, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), duhet të miratojë më parë Sputnik V që importi i tyre të nisë.

Pavarësisht se nuk është regjistruar nga blloku, dy vende të BE-së, Hungaria dhe Sllovakia, tashmë kanë importuar në mënyrë të njëanshme dhe kanë filluar të përdorin vaksinën. Austria ka sinjalizuar gjithashtu se do të blejë doza të Sputnik V.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *