Vendosni fjalën kyçe....

Greva e Albcontrol, shoqërohen në polici 9 prej kontrollorëve, mes tyre një grua (EMRAT)


Nëntë kontrollorë, që ishin pjesë e grevës në aeroportin e Rinasit janë shoqëruar mbrëmë në drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës.

Sipas televizionit “News 24”, kontrollorët u shoqëruan pak para mesnate, rreth orës 23:28.

Kontrollorët e Albcontrol hynë në grevë ditën e djeshme duke kërkuar përmirësim të pagave të tyre dhe kushte më të mira pune, pas stresit që ndienin në punë për shkak të uljes së rrogave të tyrenë krizën e pandemisë.

Greva e 65 kontrollorëve të Albcontrol ka pezulluar punën në aeroportin e Rinasit, duke ndërprerë fluturimet.

Pasi ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjisë Belinda Balluku paralajmëroi ditën e djeshme se do merrte masa drastike dhe i kallëzoi penalisht, edhe Prokuroria ka nisur hetimet për rastin.

Kontrollorët po hetohen për veprën penale ‘shpërdorim detyre’.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tiranë ka filluar hetimet për situatën e ndodhur në aeroportin e Rinasit. Vepra penale për të cilën po hetohet lidhet me Shpërdorim detyre, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore, po kryhen veprimet e duhura hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur. Po vijojnë veprimet hetimore në drejtim të evidentimit të rolit të secilit prej personave të përfshirë në këtë ngjarje.”- thuhet në njoftimin e prokurorisë.

“Balkanweb” ka publikuar emrat e disa prej 9 kontrollorëve të shoqëruar në policinë e Tiranës.

Punonjësit e shoqëruar janë; Rei Katroshi, Armando Fezga, Flora Ndreca, Mohnir Mezini, Sokol Kosta, Elton Shabani si dhe dy persona të tjerë.

Një pjesë e tyre u thirrën në telefon dhe shkuan vullnetarisht në polici dhe pjesa tjetër u shoqërua me forcat e policisë pas mesnatës, nga një ambient privat ku qëndronin te grumbulluar pas Albcontrol.

Kryeministri Rama më parë u raportua nga Hashtag.al se ishte në kontakte me palën amerikane dhe nuk përjashtohet marrja e masave drastike, si arrestimi i një pjese të kontrollorëve dhe kalimi i aeroportit të Rinasit në kontroll të ekspertëve ushtarakë të Aviacionit. E në fakt, dje Forcat e Armatosura morën në ruajtje godinën e Albcontrol./Hashtag.al


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet