Vendosni fjalën kyçe....

Japonia pritet të hedhë në oqean ujin radiaktiv të termocentralit të Fukushimës


Sindikata e peshkimit e Japonisë është shprehur kundër idesë së hedhjes së ujit radioaktiv të grumbulluar në uzinën bërthamore të Fukushimës në oqean, pasi zyrtarët e lartë të qeverisë sinjalizojnë se plani i diskutueshëm ka të ngjarë të ecë përpara.

Kryeministri japonez Yoshihide Suga u takua me kreun e Federatës Kombëtare të Peshkimit, Hiroshi Kishi, të mërkurën, duke diskutuar mundësitë për hedhjen e ujërave radioaktive – të përshkruara nga qeveria si “të trajtuara” – që janë grumbulluar në depot rreth termocentralit bërthamor.

Takimi në dukje nuk ishte i frytshëm, me shefin e sindikatës së peshkimit duke thënë më pas se grupet e peshkimit mbeten kundër hedhjes së ujit të ndotur në oqean, i cili pritet të ndodhë gjatë shumë viteve.

Ndërsa plani nuk është nënshkruar, ai është konsideruar gjerësisht se është mundësia kryesore në tryezë .


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet