Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Basha ka personalitet të politikanit të BE-së, Rama i tmerruar nga figura e Berishës


Presidenti Ilir Meta në intervistën për emisionin “Çim Peka Live” ka dhënë një vlerësim mbi Kryeministrin Edi Rama, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e PD-së Lulzim Basha.

Meta tha se Berisha ka një personalitet të fortë në politikën shqiptare dhe kjo e tmerron Edi Raman.

Ndërsa Bashën e quan me një personalitet të politikanit të BE-së duke e cilësuar ndryshe nga ai i Ramës që mendon se ka një personalitet lindor.

Duhet të jemi të qartë që kryeministri Rama është i tmerruar nga personaliteti i Zotit Berisha, i cili është një nga personalitete më të fortë në politikën shqiptare.

Ai gjithmonë ka marrëdhënie të tilla, që kur ai ka pushtet ai veç do të shtypë dhe të vendosë çizmen në qafë. Kjo është drama që ai vuan.

Problemi tjetër është se për të gjitha ata që ka lart, ka marrëdhënie pushteti është shumë i përkushtuar për tu servilosur. Prandaj ai vuan përballë personalitetit tim dhe të doktorit.

Personaliteti i zotit Basha është personalitet i politikanit të BE-së, i kundërt ndaj Ramës i cili ka në personalitet të politikanit lindor”-deklaroi Meta.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *