Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se kanë nisur punimet në autostradën Tiranë-Durrës për riparimin e shtresave asfaltike. Sipas ARRSH-së, trafiku është devijuar në Vorë, por nuk ka probleme.
Kanë filluar punimet për riparimin e shtresave asfaltike në autostradën Tiranë-Durrës.
Në Vorë është bërë devijimi i trafikut pa sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve”- njofton ARRSH.
Kujtojmë se punimet do nisnin të mërkurën, mirëpo reshjet e shiut të mbrëmjes së të martës dhe mëngjesit të djeshëm, u bënë shkak për pezullimin e nisjes së punimeve.