Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Në muajin e Ramazanit mund të ketë lehtësim të masave ndaj pandemisë


Kryeministri Edi Rama ka folur në një intervistë për emisionin “Log” edhe për masat shtrënguese për menaxhimin e pandemisë.

Rama tha se gjatë muajit të Ramazanit mund të ketë një lehtësim të masave, konkretisht të orës policore.

“Një i vaksinuar mund të infektohet, por nuk ka shans që të humbë jetën. Rritja e numrave nuk është shoqëruar me shtrimet në spitale kjo është e dhëna e vaksinimit.

 Sot akoma ka njerëz që ankohen pse nuk shtyhet ora policore dhe pse është deri në orën 20:00 një gjë është pak por është e sigurtë vaksinimi duhet të shoqërohet me distancim ndaj reagoj ndaj dasmave të infektimit të opozitës pasi çdo orë që fitojmë zot do na vlejë shumë nesër. Me vaksinimin e mësuesve është bërë një hap i rëndësishëm para.

Fillon Ramazani dhe një pjesë e ritualit të Ramazanit e dimë që ka një ritual që është në orën 22:00. Ministri turk po më thoshte se për shkak të Ramazanit mund të kishte një shtrëngim, ndërsa unë kam bërë një gjë ndryshe mendoj se mund të kemi një përhapje por duhet të jemi të kujdesshëm dhe nuk duhet që ta sabotojmë veten.  Sezoni turistik do të jetë i lehtësuar,” -është shprehur kryeministri Rama.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet