Vendosni fjalën kyçe....

“Vajzat duan të argëtohen”- Adam Levine vishet me fustan për t’u kombinuar me gruan dhe vajzat (FOTO)


Këngëtari Adam Levine ka publikuar një foto të pazakontë, ku shihet i veshur me fustan. Ai shfaqet pranë gruas së tij Behati Prinsloo dhe dy vajzave të tyre, të gjithë të veshur me fustane të të njëjtit stil e madje me ngjyra të ngjashme.

Ai e ka publikuar foton në “Instagram”, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Vajzat thjesht duan të argëtohen”.

Levine e kishte kombinuar fustanin me një palë atlete në ngjyrë blu.

Këngëtari filloi të dilte me modelen nga Namiba Behati Prinsloo, në maj të vitit 2012. Çifti u martua më 19 korrik të vitit 2014. Dy vite më vonë u bënë prindër të një vajze, të cilën e quajtën Dusty Rose (lindur më 21 shtator 2016). Më vonë në 15 shkurt të vitit 2018 erdhi në jetë vajza e dytë, që e quajtën Gio Grace.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *