Vendosni fjalën kyçe....

Zbardhen bisedat në “WhatsApp” të kontrollorëve: Mbylle kullën…S’pi ujë, kam guxim po jo deri këtu…


Janë zbardhur bisedat kontrollorëve ajror të shoqërisë ‘AlbControl’. Natën e mbrëmshme u shoqëruan në polici 28 kontrollorë, me 25 prej tyre që janë lënë të lirë ndërsa tre të tjerë janë arrestuar.

Të arrestuarit janë Armando Fezga, kreu i sindikatës, Flora Ndreca, përgjegjëse e turnit dhe Muhin Mezini, i cili ishte i pari i shoqëruar nga kontrollorët.

Sipas prokurorisë, Muhin Mezini, me detyrë mbikëqyrës i kontrollorëve të trafikut ajror ka ushtruar ndikim mbi kontrollorët për plotësimin e formularëve të paaftësisë në punë.

Ndërkohë thuhet se Mezini ka bashkëpunuar me Flora Ndrecën dhe Armando Fezgën, të tre të arrestuar, për plotësimin e formularëve të paaftësisë.

Armando Fezga, është konstatuar se ky shtetas ka komunikuar nëpërmjet aplikacionit Ëhat App me shtetasin Eldi Dervishi te cilit ne datë 06.04.2021, ora 11:34 i shkruan:

‘Nokut ja ka plotësuar Lola gjërat dhe po pret turnin e dytë që ta nisi, turni i pare ACC e kanë gati, Hë në fund do e nisin’.

Më pas, në komunikimin ne grup të datës 06.04.2021, ora 04:25 kontakti i regjistruar me emrin ‘Hajredini’ i shkruan shtetasit Almando:

‘Po unë them duhet të bëni dhe tokai, jo vetëm atë’, ndërsa kontakti Klesti shkruan:

‘Mbylle kullën’.

Shtetësi Hajredin i përgjigjet:

‘Nuk pi ujë, guxim kam po jo deri këtu, se ato letra i djeg maxi, me çakmak mbrapa ndërmarrjes’.

Nga përmbajtja e bisedave të zhvilluara mes tyre nga shtetasi Armando Fezga me persona të ndryshëm rezulton që ky shtetas ne date 07.04.2021 ka rezervuar gjithsej 25 dhoma dyshe për stafin e kontrolloreve të ‘Albcontrol’ sh.a në Hotel …

Gjithashtu, nga deklarimet provohet se shtetasit Flora Ndreca Armando Fezga dhe Muhin Mezini në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë ndikuar tek vartësit e tyre për të plotësuar formularin e paaftësisë së përkohëshme për pune, me qëllim shmangien nga detyrimi ligjore, për të ushtruar detyrën e tyre funksionale në insitucionin e rëndësisë së veçantë.

Kryerja e këtyre veprimeve në datat 06.04.2021 dhe 07.04.2021 kanë sjellë pasoja duke nxjerrë jashtë funksionit kullën dhe aeroportin ‘Nënë Tereza’, Tiranë, duke mos bërë të mundur uljen dhe ngritjen e avionëve.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, si këqyrja e aparatit celular në posedim të shtetases Flora Ndreca, është konstatuar se kjo shtetase ka komunikuar nëpërmjet aplikalicionit ‘WhatsApp’ me shtetasin Gersi Spaho posedues i numrit telefonik celular ‘069****’, të cilit në datë 06.04.2021, ora 21:12 i shkruan se:

‘Mua dhe Lolën na pushuan, se kemi dhënë dorëheqje të gjithë, por shyqyr që u kujtuan të bëhen bashkë, e prekën fundin ?’

Në datë 06.04.2021, ora 10:50 shtetasi Muhin Mezini i ka dërguar shtetasit Olsi Petri nëpërmjet aplikacionit ‘WhatsApp’ foto të formularit të paaftësisë së përkohshme të plotësuar në emër të tij, ndërsa ky fundit i është përgjigjur

‘Në 12 jam aty’

Në datë 06.04.2021, ora 10:49, shtetasi Muhin Mezini i ka dërguar kontaktit të regjistruar me emrin Ezi, me numër celular ‘069*****’ foto të formularit të paaftësisë së përkohshme të plotësuar në emër të tij, ndërsa bashkëbiseduesi Ezi i përgjigjet:

 ‘E mira është të shkruash me shkurt’.

Nga përmbajtja e bisedës së zhvilluar mes tyre në vijim, del se shtetasi Muhin Mezini e orienton shtetasin Ezi për mënyrën e përpilimit të formularit te paaftësisë së përkohshme të plotësuar në emër të tij.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet