Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Edhe Basha po t’i ketë 71 mandate nuk bën koalicion me LSI-në

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, gjatë intervistës në emisionin “Real Story” ka komentuar edhe ftesën e Kryeministrit Edi Rama që bën kundrejt Lulzim Bashës për të bërë një koalicion mes PD-së dhe PS-së.

Kryemadhi thekson se edhe Basha po të ketë 71 mandate nuk do bëjë koalicion me LSI-në.

Ky nuk është lapsus. Edhe mua më thonë. Ti ke një kryeministër që nga dje dhe sot ia ka ‘lyp’ 7 herë Lulzim Bashës. Ai i thotë çdo qytetari që është në dilema. E di ti sa qytetarë kam unë që më thonë; ‘do votoj LSI por mos u bë bashkë me PD’. Ndaj sot nuk është çështje flamuri. Avantazhi është se kë duan qytetarët. Sepse unë mund të jem Monika Kryemadhi, por mund të mos më duan. Atë njerëzit e tregojnë me votë. Deri më sot kemi shprehur preferencat e liderëve në parlament. Këtë herë do të përballemi nga i pari deri tek i fundit me elektoralit. Ndaj këto zgjedhje kanë avantazh të madh, e kanë zhbërë propagandën e Ramës, që t’i çonte të dyja PD dhe LSI. Sot janë 360 kandidatë që do të zgjidhen. Edhe Basha po të ketë 71 mandate nuk bën koalicion me mua. Aleanca nuk është për karriget e ministrave. Aleanca është për te ndryshuar sistemin dhe për t’i dhënë fund tranzicionit. Ndryshimi këtu duhet të vijë. Nëse nuk ndryshojmë sistemin që garanton njerëzve punë, arsim, shkollë, status mësuesve.”- tha Kryemadhi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *