Vendosni fjalën kyçe....

Mediat sportive gjejnë trajnerin e ri të Bajernit të Mynihut

Pas largimit thuajse të sigurt të trajnerit Flick nga Bajerni i Mynihut në fund të sezonit, vendin e tij mund të zërë ish-trajneri i Milanit dhe Juventusit.

Bëhet fjalë për Masimiliano Alegrin, i cili sipas mediave sportive, është kontaktuar nga drejtuesit bavarezë.

Megjithatë ato theksojnë se Alegri nuk është kandidati i parë për të zëvendësuar Flick. 33-vjeçari Nagelsmann, që tani drejton Lajpcigun në Bundesligë është i parapëlqyeri i Bajernit të Mynihut.

Ekipi i drejtuar prej tij është vetëm 5 pikë larg bavarezëve në kampionat me gjashtë javë nga fundi dhe teorikisht çdo gjë është e hapur. Çdo gjë do vendoset në fund të sezonit megjithatë nuk do ishte çudi që italiani Alegri t’i rithehej aventurës me një klub të madh, kësaj here jashtë Italisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *