Vendosni fjalën kyçe....

Rama kujton si përpiqej t’i binte në sy Mimi Kodhelit kur ishte adoleshent: Bëja kosha poshtë pallatit


Në takimin e sotëm të zhvilluar me gratë dhe vajzat në Tiranë, kryeministri Edi Rama kujtoi kohët e rinisë, kur përpiqej ti binte në sy mikeshës së tij, Mimi Kodhelit.

Rama thotë se ka patur një njohje të vjetër me zonjën Kodheli, e cila i shkonte dhe për vizitë në shtëpi.

Ai tregon se për t’i rënë në sy asaj gjuante kosha postë pallatit për të treguar sa bukur i bënte.

“Mimi është këtu sot pas një rruge shumë të gjatë, qysh nga koha kur kishim një lidhje të largët në kohë të largët për shkak të prindërve. Unë isha i vogël kur prindërit vinin për vizitë tek shtëpia, ishte një super kinge, që kur futen në jetën e një pubertari krijojnë fantazira.

Kishim një fushë basketbolli poshtë pallatit, dhe Mimi vinte dhe unë gjuaja koshat që të tregoja sa bukur i bëja. Po vetëm këtu, asgjë më shumë. Pastaj Mimi punonte në sektorin bankar, dhe erdhi me mua në Bashkinë e Tiranës. Pjesën tjetër e dini. Ajo është këtu për një arsye.”– tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *