Vendosni fjalën kyçe....

Jo çdo “mall i jashtëm” është i mirë

Nga Ledian Droboniku

Kush ka parë dje emisionin “opinion” dhe përgatitjen e “prurjeve” të reja, fillon të dyshojë për nivelin e Universiteteve Perëndimore.

E shumë mirë bën!

  1. Platoni, Aristoteli &Company e dinin psh që dija nuk sjell domosdoshmërisht mençuri. Ajo që do quhej “filozofia praktike” që ka të bëjë me praxis, fronesis, zgjidhje konkrete e harmonike në polis. Mjafton të kujtosh këtë e nuk habitesh nga idjotizmat që nxjerrin nga goja yjet e Oxfordit, LSE, Harvardit, Sapienzës, Sorbonës etj. Formimi i Njeriut nuk është automatik si fabrikë cakmakësh.
  2. Më qartë akoma, Klasa Drejtuese e një vendi (ashtu si kam shkruar qindra herë) nuk peshkohet nga bankat e shkollës një muaj para zgjedhjeve. Kjo është karikaturë, abuzim dhe diskretitim i oligarkisë kundër dijes. Klasa Drejtuese është produkt politik (kuptimi grek klasik jo ai sot sufllaqesh), pra që farkëtohet ngadalë duke maturuar vetëdijësim e përgjegjësi publike për Respublikën. Por oligarkia nuk lejon as karrierën politike dhe as krijimin e Inelligentia shqiptare, sepse në kundërshtim me pushtetin e tyre arbitrar.
  3. Shqipet vazhdojnë të mendojnë se cdo “mall i jashtëm” është i mirë mjaft të vijë nga jashtë. Nuk e di psh që edhe helmet e viruset më të rrezikshme nga jashtë vijnë.
  4. Costanzo Preve, psh thoshte që: “sot për herë të parë në histori, Njeriu i rrugës është më i mençur se intelektualët”

Pse?

Sepse (si provon Alain Deanult tek libri Mediokracia”) ka dekada që neoliberizmi ka dogmatizuar e diktuar mendimin unik në shkolla duke nxjerrë mediokër. Sidomos ato anglo-amerikane. Sidomos në ekonomi e shkenca politike. Ata që vijnë prej këtyre shkollave, jo vetëm që nuk janë asete por rrezik e mallkim për vendin e popullin.

  1. Ja pse duken si budallenj kur i pyet se çfarë duhet bërë në Shqipëri. Përsërisin si papagaj “recetat neoliberiste”, por dalin bllof sepse Shqipëria (fatkeqësisht) jo vetëm ka shteruar ato receta por është në avangard edhe se Anglia apo Amerika. Psh privatizimet në Shqipëri kanë shkuar dhe përtej ëndrrave të Hayek duke privatizuar dhe bërjen e pasaportave e pullave fiskale e jo më bankave, naftës, minierave, porte e aeroporte. Apo politikat liberale duke shqyer portat pa anjë kontroll kapitalit të huaj apo importeve. Etj etj.
  2. Sepse neoliberizmi është doktrinë predatore. “Ka llogjikë” kur e aplikon nga ana e skifterit imperialist por jo nga ana e viktimës (bota e 3të) që ka nevojë për modelin e kundërt. Jo atë shfrytëzues e pushtues, por sovraniste e demokratike, keynesiane. Ja pse na duhen intelektualë me #FormimSovranist e jo kuklla fabrikuara në ofiçinat e Perandorisë. Ata që kanë përparësi kombin e jo globalizimin. Ata që duan emancipimin eko-kulturor të popullit, komunitetit, atdheut, Republikës e jo vetëm individit. Ata që besojnë tek demokracia e jo elitizimi.

Ja pse shpëtimi i një populli nuk është kurrë çështje emrash e surretërish, por #proces emancipimi social, ku duhet puna e shumë intelektualëve, artistëve, bizneseve, studentëve që bashkohen me popullin jo izolohen në kullat e tyre e që andej shajnë popullin e vetëmasturbohen me tituj e certifikata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *