Vendosni fjalën kyçe....

“Do qëndroj aty ku më duan më shumë”- Ku e kanë votuar më shumë Edi Ramën, në Durrës apo Vlorë


 

“Do qëndroj aty ku më duan më shumë”– kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama gjatë fushatës zgjedhore, kur pyetej se ku do të qëndronte deputet nëse e siguronte mandatin në të dy qarqet ku kandidon, në Durrës apo në Vlorë.

E duket se zgjedhja është bërë, pasi kryeministri Edi Rama ka marrë më shumë vota në Durrës. Ai ka marrë në këtë qark 15 871 vota, përballë 11 412 votave që ka marrë në qarkun e Vlorës, e në të dy qarqet rezulton kandidati më i votuar.

Megjithatë duket theksuar se ka një diferencë të madhe në numrin e votuesve në të dy qarqet, pasi në Durrës e kanë ushtruar të drejtën e votës më shumë qytetarë se në Vlorë.

Megjithatë kryeministri Rama ende nuk ka mbajtur një qëndrim public deri më tani, se cilin mandate do të mbajë. NËse qëndron në Durrës, mandati i tij në qarkun e Vlorës do i kalojë Teuta Ramajt, e cila renditet e 9-ta në listë.

E nëse bën të kundërtën, mandatin e tij në Durrës do ta marrë Ana Dhamo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *