Vendosni fjalën kyçe....

Majko reagon pasi mbeti jashtë parlamentit: Fushatën për numrin personal e kalova në plan të dytë, isha i bindur se do fitonim 19 mandate

Pandeli Majko, i cili mbeti jashtë parlamentit të Shqipërisë pas mbi 25 vite si politikan që ka mbajtur poste të niveleve të larta, ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku ka thënë se “19 kërkon leje të ulet në aeroport”.

Majko tha se ishte i bindur se do fitonte 19 mandate prandaj dhe e kaloi fushatën për numrin personal në plan të dytë.

Postimi i plotë:

Miq, megjithëse matematika më rendit në 10 kandidaturat e votuara në qarkun e Tiranës, në zgjedhjet e 25 prillit, unë nuk do të jem deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Sistemi elektoral është ky që kemi pranuar. Përvoja më ka mësuar se duhet të jesh i gatshëm të shohësh atë që ekziston.

Isha i bindur se do ti fitonim 19 mandate në Tiranë. Ndaj fushatën për numrin tim personal 19 e kalova në plan të dytë. Edhe për këtë arsye, rezultati nuk është një përrallë që e mposht me logjikë.

Ju falenderoj që votuat për numrin 12, Partinë Socialiste!

Sic do të thoshte im atë ndjesë pastë,… “19-ta kërkon leje për tu ulur në aeroport!” Ju jam mirënjohës që më bëtë ky që jam.

Shpresoj tu kem dhënë “everything”! Mirupafshim!

Pandi

Tiranë 30 Prill 2021