Vendosni fjalën kyçe....

Policia aksion te “5 Maji”, gjenden pajisje kompjuterike në një banesë dhe grirëse kanabisi

Policia e Tiranës ka zhvilluar një operacion në lagjen “5 Maji”, në Tiranë, në zonën ku pak ditë më parë u vra 27-vjeçari Mehmet Qema.

Gjatë këtij kontrolli në një banesë në lagjen “5 Maji’, policia gjeti disa servera kompjuterikë dhe një lidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike.

Si pasojë janë arrestuar shtetasit Kristjan Peçi 22-vjeç dhe Evis Zeneli 34-vjeç. Gjithashtu, në banesën e kontrolluar u gjet dhe një pajisje grirëse kanabisi, si dhe municion luftarak.

 “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve K. P., 22 vjeç dhe E. Z., 34 vjeç, sepse me datë 14.05.2021, në rrugën ‘5-Maj’, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qera nga K. P., iu gjet dhe iu sekustruan në cilësinë e provës materiale, disa pajisje njësie kompjuterike, dy grirese të lëndëve e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, municion luftarak, si dhe iu kostatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Ndërsa shtetasi E. Z., duke qenë faturues i energjisë elektrike, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën.”- thuhet në njoftimin e policisë.