Vendosni fjalën kyçe....

Portieri shënon gol në frymën e fundit, mban gjallë shpresën e Liverpool për vendin në Champions League (Video)


Portieri Alisson Becker me një gol në sekondat e fundit të kohës shtesë ia siguroi Liverpoolit fitoren 2:1 kundër West Bromit, duke ia mbajtur gjallë shpresat skuadrës së Jurgen Kloppit për top katërshe në Premierligë.

Liverpooli po barazonte 1:1 me West Bromin pas golave nga Hal Robson-Kanu dhe Mohamed Salah, para se portieri brazilian të shënonte me kokë nga një korner në minutën e 94-të në The Hawthorns.

Kjo fitore nënkupton se Liverpooli tani i është afruar në vetëm një pikë vendit të katërt, Chelsea, dy ndeshje deri në përfundim të sezonit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *