Vendosni fjalën kyçe....

19 viktima dhe 27 raste të reja lidhur me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 27 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), ndërsa 192 pacientë fituan betejën kundër virusit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 154.725, prej të cilëve 146.043 persona janë shëruar nga virusi.

Vendi po ashtu regjistroi 19 viktima nga koronavirusi, duke e çuar në 5.230 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga pandemia.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 757.794 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.314 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut numri i rasteve aktive me COVID-19 është 3.452.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *