Vendosni fjalën kyçe....

Kutitë e hapura – Në Berat, 19 persona dhanë shenjën e gishtit për 53 votues, në Gjirokastër 12 persona e dhanë për 70 votues


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë kryqëzimin e të dhënave pas kërkesës së bërë nga Komisioni i Ankimimeve e Sanksioneve lidhur me zgjedhjet në Berat e Gjirokastër.

Sipas tabelave të KQZ-së, ka 57 raste të dyshimta në Berat mes të cilave edhe 2 raste ku 2 persona janë shfaqur në 2 qendra të ndryshme votimi.

Po kështu, në të njëjtin qark, 19 persona kanë dhënë shenjën e gishtit në Pajisjen e Identifikimit Elektronik për 53 votues.

Në Gjirokastër rastet e dyshimta janë 74. Ashtu si në Berat, janë 2 raste, ku 2 persona janë paraqitur në 2 qendra të ndryshme votimi. 12 persona kanë dhënë shenjën e gishtit te pajisjet e Identifikimit Elektronik për 70 votues.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *