Vendosni fjalën kyçe....

Tre klubet shqiptare renditen të parat në Maqedoninë e Veriut, Shkëndija fiton titullin e katërt kampion

Shkëndija e Tetovës është shpallur sot kampione e Maqedonisë së Veriut për herë të katërt në histori.

Klubi shqiptar e zotëroi kampionatin që nga fillimi duke mos u lënë asnjë mundësi rivalëve, që kësaj here ishin dy ekipe shqiptare, Shkup i e Struga.

Si asnjëherë më parë, Maqedonia e Veriut do përfaqësohet në Kupat e Europës nga tre klube shqiptare.

Vardari i Shkupit, ekipi me më shumë tituj kampionë në vend bëri një sezon tejet të dobët duke u renditur në vendin e parafundit, që e rrëzoi një kategori më poshtë për herë të parë në historinë e tij si klub.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *