Vendosni fjalën kyçe....

Alegri e Raul në garë për stolin e Realit të Madridit


Masimiliano Alegri e Raul Gonzales, janë dy emrat kryesorë në garë për të marrë drejtimin e Realit të Madridit sezonin që vjen.

Megjithatë presidenti Perez nuk ka ngut dhe dhe do marrë gjithë kohën e duhur për të marrë vendimin.

Sipas një pyetësori me tifozët e klubit merengues, ata parapëlqejnë ish-sulmuesin e legjendën madrilene, Raul Gonzales si trajner.

Duhet thënë se atij i mungon përvoja e duhur dhe në klub i druhen një paraqitjeje të ngjashme me Andrea Pirlon te Juventusi. Alegri ka përvojën e duhur për të drejtuar një ekip si Reali i Madridit megjithatë vendimi nuk ka gjasë të merret shpejt, sipas mediave spanjolle.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *