Vendosni fjalën kyçe....

Elon Musk ‘zhyt’ kriptomonedhën Bitcoin me një fjalë të vetme

Kriptovaluta më e madhe në botë pësoi një tjetër rënie pasi miliarderi Elon Musk nxiti spekulimet në një postim në Tëitter se kompania e tij, Tesla, mund të konsiderojë të shesë ose ka shitur zotërimet e saj në kriptovalutë.

“Zotëruesit e Bitcoin do pësojnë humbje tremujorin e ardhshëm kur të mësojnë se Tesla e shiti pjesën tjetër të pasurive të saj në Bitcoin.” – tha një përdorues i quajtur CryptoWhale në një postim në Twitter të dielën.

“Me sasinë e urrejtjes që po merr @elonmusk, unë nuk do ta fajësoja atë.” – shtoi ai.

Musk thjesht u përgjigj me një fjalë të vetme: “Në të vërtetë”.

Çmimi i Bitcoin ra me 8.5% duke u kthyer në vlerën 42,441 dollarë të hënën, në rënien e saj më të madhe në më shumë se tre muaj dhe një nga rëniet më të mëdha të vlerës që kur çmimi filloi të rritej në janar.

Më vonë të hënën, kriptovaluta u rrit disi duke shkuar në mbi 45,000 dollarë për monedhë pasi Musk shkroi në Twitter: “Tesla nuk ka shitur asnjë bitcoin.”

Javën e kaluar, Musk goditi kriptomonedhëm me një njoftim të papritur se Tesla po pezullonte blerjet e automjeteve të sa me anë të Bitcoin, për shkak të shqetësimeve mjedisore.

Miliarderi përmendi çështjet që kishin të bënin me përdorimin në rritje të lëndëve djegëse fosile në minierat e Bitcoin, veçanërisht qymyrit, pasi duhen sasi masive të energjisë elektrike për të krijuar një monedhë të vetme.

Ai shtoi se Tesla nuk kishte ndërmend të shiste më shumë Bitcoin, por pohoi se kompania po shikonte kriptomonedha të tjera që varen shumë më pak nga energjia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *