Vendosni fjalën kyçe....

Hyrja në Ligën e Kampionëve pasaporta e mbajtjes së Donnarummës në San Siro

Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma dëshiron të qëndrojë në “San Siro”, por pa Champions League do të jetë shumë e vështirë për “Rosonerët”.

Lojtari nuk ka nënshkruar ende kontratë me Milanin, të cilët i kanë ofruar kontratë prej tetë milionë eurove në sezon

Milan i ka ofruar kontratë pesë vjeçare për 22-vjeçarin, por agjenti i tij, Mino Raiola po kërkon 10 milionë euro në vit.

La Gazzetta dello Sport thekson se dashuria e Donnarummas për Milanin ekziston, por financat dhe projekti i klubit që arrin bashkë me një vend në Champions League do të jetë vitale për italianin.

Juventusi është i interesuar për shërbimet e tij, por “Zonja e Vjetër” ende nuk ka bërë ofertë zyrtare.

Donnarumma ka luajtur 36 ndeshje në Serie A këtë sezon dhe ka arritur të mbajë portën e paprekur në 13 prej tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *