Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli mbyll pikën e kalimit me Gazën pas përshkallëzimit të sulmeve me raketa


Izraeli mbylli një pikë kryesore kufitare me Gazën, pasi militantët palestinezë hodhën një breshëri mortajash dhe raketash në Izraelin jugor.

Dy njerëz – që besohet të kenë qenë punëtorë bujqësorë tajlandezë – u vranë dhe dhjetë u plagosën në anën izraelite.

Vendkalimi Kerem Shalom u hap vetëm për të lejuar hyrjen e kamionëve me ndihma nga Jordania.

Kombet e Bashkuara e mirëpritën vendimin, por gjithashtu i bënë thirrje Izraelit që të hapë kalimin kryesor Erez, në mënyrë punonjësit humanitarë dhe furnizimet të mund të depërtojnë, raporton REL.

Dhuna midis Izraelit dhe militantëve të Hamasit është përshkallëzuar qysh më 10 maj.

Autoritetet shëndetësore në Gaza – rajon që kontrollohet nga Hamasi – thonë se së paku 212 palestinezë, përfshirë gati 100 gra dhe fëmijë, kanë humbur jetën në sulmet e Izraelit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *