Vendosni fjalën kyçe....

Kush është Ibrahim Lici, i dyshuari për vrasjen në Shkodër


Ibrahim Lici

Personi i shpallur në kërkim për vrasjen e 32-vjeçarit Endri Mustafa, është Ibrahim Licin, një emër i njohur për policinë.

Lici dyshohet si i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale. Mes të cilave vrasja e vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali. Në atë kohë u vunë në pranga dy bashkëpunëtorët e tij Arsen Stojku 29 -vjeç dhe Mislim Rama 23 -vjeç nga Vau i Dejës, ndërsa vetë Liçi u shpall në kërkim.

Më parë Ibrahim Lici është arrestuar gjithashtu nga policia si “truri” i një bande gjobëvënësish ndaj tregtarëve, ku në pranga përfunduan nëntë persona, si pjesë e këtij grupi kriminal.

Ibrahim Lici është djali i Mustafa Licit, anëtar i këshillit bashkiak të Shkodrës. Këtij të fundit i ekzekutuan në një atentat në gusht të vitit 2018 të vëllanë, Fatbardh Licin, ngjarje kjo e ndodhur në qendër të Shkodrës.

Në janar të atij viti, iu bë një atentat me tritol edhe Lul Kullës, kunatit të Fatbardh Licit, i cili mbijetoi.

Kështu i dyshuari kryesor për vrasjen e Mustafës, është një emër i lidhur me botën e krimit.

Endri Mustafa u gjet një ditë më parë i vrarë me 5-6 plumba në zonën e Livades, ndërsa ishte raportuar i zhdukur nga shtëpia prej tri ditësh.

Lici dyshohet se është ndihmuar edhe nga një i mitur, 15-vjeçari Ergys Malja, i cili është arrestuar.

Po ashtu në pranga ka rënë edhe Edison Arazi, si person që ka dijeni për ngjarjen.

Endri Mustafa


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *