Vendosni fjalën kyçe....

Maqedonia e Veriut dëbon diplomatin rus, Moska zotohet për ‘hakmarrje’

Maqedonia e Veriut ka dëbuar një diplomat të ambasadës ruse në Shkup.

Moska nga ana e saj ka deklaruar se do përgjigjet në të njëjtën mënyrë. Lajmi për dëbimin e diplomatit rus është pohuar nga vetë ambasada ruse.

“Ne pohojmë dëbimin e një diplomati rus nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut. Pala ruse po shqyrton hapat hakmarrës.” – deklaroi misioni diplomatik.

Ambasadori rus Sergei Bazdikin u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut javën e kaluar, ku ai u njoftua se diplomati duhet të largohet nga vendi brenda shtatë ditëve, sipas faqes së lajmeve të MKD.

“Në përputhje me nenin 9 të Konventës së Vjenës, Ministria e Jashtme mori një vendim për të deklaruar një diplomat nga ambasada ruse ‘persona non grata’ në Republikën e Maqedonisë së Veriut.” – tha ministria në një deklaratë.

Shkaqet pas këtij hapi të Shkupit mbeten të paqarta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *