Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti çek i kërkon ndjesë Vuçiçit: Populli serb të na falë, bombardimet ndaj ish-Jugosllavisë ishin gabim


Presidenti i Çekisë, Milos Zeman, i ka kërkuar falje Serbisë për bombardimet e NATO-s në ish-Jugosllavi gjatë kohës së luftës ë Kosovës.

Ai e bëri deklaratën gjatë një takimi në Pragë me homologun serb, Vuçiç.

“Serbia shprehu mbështetjen e saj për ne dhe ne e bombarduam atë. Më lejoni të them menjëherë se unë kërkoj falje për bombardimet në ish-Jugosllavi. Ishte një gabim. Si burrë, do t’i kërkoja popullit serb të na falte.” – ka thënë ai.

Sipas Zeman, asokohe ai është përpjekur t’i parandalojë bombardimet po nuk ka pasur mbështetjen e duhur për këtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *