Vendosni fjalën kyçe....

Shkencat Sociale do i zhvillojnë provimet online, ata që nuk kanë akses në internet sezon të veçantë në shtator

Fakulteti i Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës ka vendosur që për shkak të masave të zhvillojë sezonin e provimeve në formën online.

Ndërsa për të gjithë studentët që nuk kanë mundësi do mundësohet një sezon 1 javor në shtator në auditor.

Njoftimi i plotë:

FSHS, bazuar në kërkesat e ardhura nga grupet e ndryshme të studentëve të programeve bachelor dhe master, vendosi që provimet të zhvillohen online me të njëjtën procedurë që u realizuan edhe provimet e semestrit të parë të vitit shkollore 2020-2021.

Për disa lëndë, të cilat kërkojnë kushte specifike në procesin e realizimit dhe vlerësimit të provimit, të realizohen nga pedagogët në marrëveshje me studentët në auditor, duke zbatuar me rigorozitet protokollin anti Covid dhe ruajtjen e distancimit social, ashtu si u realzuan këto provime me specifika të vecanta dhe në semestër të pare.

Për studentët, që për arsye të ndryshme nuk kanë akses për të realizuar provimin online, do të caktohet një periudhë 1 javore në muajin shator, skemë e ngjashme me ate që u përdor për këtë kategori studentësh edhe në semestrin e parë.

Përgjatë dy javëve të fundit të përfundimit të çdo program do të realizohen dy seanca konsultimi në auditor, në kushtet e distancimit social, për secilën lëndë.

Të gjithë studentët që nuk kanë pasur mundësi për ndjekje të rregullt të mësimit online, mund të vijnë për konsultime sipas grafikut të përcaktuar nga secili departament.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *