Deputeti Halit Valteri ka komentuar nga foltorja e Kuvendit shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjarëve të tij nga SHBA-ja.
Ai e konsideroi këtë vetëm fillimin e Reformës në Drejtësi, ndërsa e konsideroi atë “peshkaqenin” e parë që ra në rrjetë. Sipas tij askush nuk është i paprekshëm në vend.
“Ky është vetëm fillimi i asaj që trumbetohet si sukses i reformës në drejtësi. Nisi me cironka, zuri disa peshq dhe së fundmi në rrjetën e saj ra një peshkaqen. Askush nuk është i paprekshëm në këtë vend.
Akuzat për korrupsion nuk janë një ftesë për refleksion dhe debat, por ftesë për aksion që drejtësia të veprojë sa më parë. Ky është fundi i atyre që thonë se ky vend nuk bëhet, ky vend do bëhet dhe drejtësia do bëhet. Është fundi i pandëshkueshmërisë dhe fillimi i një epoke të re.”– tha Valteri.