Vendosni fjalën kyçe....

Berisha “non-grata” në SHBA, Halit Valteri: Vetëm fillimi i Reformës në Drejtësi, në rrjetë ra peshkaqeni i parë

Deputeti Halit Valteri ka komentuar nga foltorja e Kuvendit shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjarëve të tij nga SHBA-ja.

Ai e konsideroi këtë vetëm fillimin e Reformës në Drejtësi, ndërsa e konsideroi atë “peshkaqenin” e parë që ra në rrjetë. Sipas tij askush nuk është i paprekshëm në vend.

“Ky është vetëm fillimi i asaj që trumbetohet si sukses i reformës në drejtësi. Nisi me cironka, zuri disa peshq dhe së fundmi në rrjetën e saj ra një peshkaqen. Askush nuk është i paprekshëm në këtë vend.

Akuzat për korrupsion nuk janë një ftesë për refleksion dhe debat, por ftesë për aksion që drejtësia të veprojë sa më parë. Ky është fundi i atyre që thonë se ky vend nuk bëhet, ky vend do bëhet dhe drejtësia do bëhet. Është fundi i pandëshkueshmërisë dhe fillimi i një epoke të re.”– tha Valteri.