Vendosni fjalën kyçe....

Enkeleda Kapedani reagon përsëri për videot në “TikTok”: Jam grua dhe nënë, duan të më prishin imazhin

Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani ka reaguar përsëri lidhur me nisjen e hetimit ndaj saj nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë (ILD) për videot e publikuara në “TikTok”.

Kapedani ka shpërndarë në media një reagim zyrtar ku shprehet se publikimi i këtyre videove ka si qëllim t’i dëmtojë asaj imazhin, ndërsa kërkon ndjesë për këdo që është ndier keq nga ato video.

“Qëndrimi im në lidhje me shpërndarjen e disa vidiove nëpër media.

Si gjyqtare në radhë të parë dhe si nënkryetare e Gjykatës ndjehem keq nga publikimi i këtyre videove vetëm për të më dëmtuar imazhin. Unë si gjyqtare e kam të ndaluar të komentoj, por do pres me qetësi verifikimin e kësaj situate.

As si individ as si gjyqtare nuk jam krenare për vidiot e publikuara. Shpresoj që ky sulm mos të jetë ndaj meje sepse jam grua dhe nene.

Ndërsa kërkoj ndjesë për cilindo që është ndjer keq nga ato video.

Dua të theksoj me forcë se asnjë insinuatë apo përbaltje nuk do më influencojnë të jap drejtësi dhe të punoj ndershmërisht si deri më sot.”– shkruan gjyqtarja.

Videot e gjyqtares së Elbasanit duke pozuar nga zyra por edhe në makinë, ndërsa reklamonte veshje “Guçi” dhe këndonte “Unë jam Mafia” u publikuan mbrëmjen e kaluar nga Hashtag.al.

Pas këtyre videove, ILD nisi një hetim disiplinor ndaj kryegjyqtares.