Vendosni fjalën kyçe....

Balla uron PS-në për 30-vjetorin: Gjithmonë në kahun e duhur të historisë, mirënjohje patronazhistëve


Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka publikuar një mesazh urimi me rastin e ditëlindjes së 30-të të partisë së tij.

Në një videomesazh, Balla shprehet se PS është forca kryesore e vendit për të ndërtuar dhe forcuar shtetin e së drejtës. Ai falenderon themeluesit e PS-së ndërsa thekson se e majta ka qenë gjithmonë në kahun e duhur të historisë.

Balla falenderon gjithashtu anëtarësinë dhe patronazhistët për mbështetjen.

“Gëzuar ditëlindjen e 30-të të Partisë Socialiste, forca kryesore politike në vend, që spikat në përpjekjet e saj për integrim europian, për të ndërtuar dhe forcuar shtetin e së drejtës, sundimin e ligjit, mbi parimet e solidaritetit social.
Mirënjohje të gjithë themeluesve kurajozë, të cilët më 12 Qershor 1991 i dhanë Shqipërisë një forcë politike, e cila në këto 30 vite ka qenë gjithmonë në kahun e duhur të histories.
Mirënjohje të gjithë anëtarësisë, patronazhistëve, mbështetësve tanë për kontributin e pazëvendësueshëm në çdo fitore tonën elektorale.”-
shkruan Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *