Vendosni fjalën kyçe....

Pse Luli duhet të merret me ndonjë gjë tjetër dhe jo me parti


Nga Hysni Gurra

Sot qe kongresi i PS, aty folën figurat më të rëndësishme të asaj partie në 30 vite, nga 1991 – 2013 të gjithë, kushdo që foli, pa e thënë, vuri në dukje se partia e tyre ka pasur përballë një kundërshtarë të fortë, luftarak dhe të pa mëshirshëm politikisht.

Nga 2013 e këtej edhe ata nuk dinin si t’u jepnin pak heroizëm fitoreve të tyre, u duk qartë kjo gjë.

PS dhe PD janë dy gjysmat e këtij vendi, duam apo nuk duam.

Nuk është në interes të askujt që qoftë njëra apo tjetra nga ato parti të jetë e dobët, të jetë nën kontroll të vetëm një individi, të funksionojë si biznes familjarë, apo më e thjeshta fare të jetë e zgërlaqur.

Luli, u mundua, dha më të mirën e tij, por nuk ia doli. Është kaq e thjeshtë.

Organizimi, mobilizimi, ndërthurja e interesave e rrymave të shumta, këto dhe shumë elementë të tjerë që janë tipare të një organizate politike, janë të frikshme te partia në pushtet.

Janë të frikshme për demokracinë, prandaj vendi ka nevojë, partia më e madhe në opozitë ka nevojë, për një lidership të ri, të fortë, e të qëndrueshëm në veprimtarinë e tij.

Ndryshe, me një lidership të sprovuar si humbës, përçarës, përjashtues, i cili krijon opinione mbi paragjykime dhe merr vendime mbi thashetheme, i shthurur në organizimin partiak/politik, Shqipëria rrezikon të kthehet në një Rusi apo Turqi e vogël, ku opozita shërben vetëm si ferromon për regjimin, nga ku ai ka mundësi të identifikojë më mirë edhe ata pak kundërshtarë që do i mbeten.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *