Vendosni fjalën kyçe....

Aksidentoi të moshuarën në Durrës, autori largohet nga vendi i ngjarjes

Një grua ka mbetur e plagosur pasditen e sotme në Durrës pasi një automjet e ka përplasur atë. Aksidenti u regjistrua në lagjen nr.11 në qytetin bregdetar.

E plagosura është transportuar në spital me urgjencë.

Drejtuesi i mjetit është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe nuk është identifikuar akoma.

Më datë 15.06.2021, në orën 19:45, në lagjen nr.11 Durrës, një mjet ka përplasur dhe është larguar nga vendngjarja, një shtetase këmbësore rreth 70 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë bërë të mundur identifikimin dhe bllokimin e mjetit të dyshuar si dhe identifikimin e autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”-njofton policia.