Vendosni fjalën kyçe....

Krim mjedisor pranë bregdetit shqiptar, anija e mallrave derdh në det sasi të mëdha vaji të djegur (Foto)


Një krim mjedisor ka ndodhur pranë bregdetit të Shqipërisë.

Një anije është fotografuar nga ajri duke derdhur në det vaj të djegur, për të shmangur kostot që duhet të paguajë për ta asgjësuar vajin në port, shkruan Shqiptarja.

Pamjet janë kapur nga një avion linjë që ishte nisur nga Rinasi drejt Italisë.

Pas kësaj prokuroria e Durrësit nisi verifikimin e dokumentacionit për të gjetur anijen që po kryente krimin mjedisor.

Drejtori i Drejtorisë Detare, Paulin Ndreu, tha se po punohej për identifikimin e anijes së mallrave që ka derdhur vajin duke theksuar se ajo do ndëshkohet rëndë për këtë gjë, deri edhe në bllokimin e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *