Forcat e repartit RENEA kanë zhvilluar për ditën e dytë radhazi aksion në disa qytete të Shqipërisë për kontrollin dhe gjetjen e personave që kanë shkelur ligjin apo janë të përfshirë në ngjarje kriminale.
Efektivët po ushtrojnë kontrolle në Shkodër e në Fier, në ambiente, lokale dhe banesa ku dyshohet se mund të qëndrojnë në persona në kërkim, apo që posedojnë armë zjarri e lëndë narkotike.
Në drejtim të forcave policore janë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe drejtues të strukturave vendore përkatëse.