Vendosni fjalën kyçe....

Me duar lart, RENEA aksion në ditën e dytë radhazi

Forcat e repartit RENEA kanë zhvilluar për ditën e dytë radhazi aksion në disa qytete të Shqipërisë për kontrollin dhe gjetjen e personave që kanë shkelur ligjin apo janë të përfshirë në ngjarje kriminale.

Efektivët po ushtrojnë kontrolle në Shkodër e në Fier, në ambiente, lokale dhe banesa ku dyshohet se mund të qëndrojnë në persona në kërkim, apo që posedojnë armë zjarri  e lëndë narkotike.

Në drejtim të forcave policore janë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe drejtues të  strukturave vendore  përkatëse.