Vendosni fjalën kyçe....

Pas rikthimit në Superligë, Dinamo ndryshon logon (Video)

Pas rikthimit në elitën e futbollit shqiptar, Dinamo ka ndryshuar logon tradicionale.

Ekipi kryeqytetas u ngjit në Superligë pas 9 vitesh në kategorinë inferiore.

Logoja e re do përmbajë një konceptim modern duke u bazuar te elementët historikë të klubit dinamovit, thuhet ndër të tjera në njoftimin zyrtar në faqen e Dinamos në Facebook.

“Dinamo nis një faqe të re në historinë e saj. Klubi prezanton sot logon e re e cila vjen me një stil dhe konceptim modern duke u bazuar tek elementët historik që kanë shoqëruar klubin tonë që nga krijimi.

Konturi përkufizues i logos dhe dy vijat e bardha janë ndërtuar duke u bazuar në vijat përkufizuese të hartës së Tiranës në vitin 1950, vit i cili përkon me themelimin e klubit. Shkonja “D”, shfaqet e lakuar sipas trajektores së konturit. Nis kështu rrugëtimi ynë për ndërtimin e një klubi dinjitoz, ashtu sikurse i ka hije historisë së lavdishme Dinamovite!” – shkruhet në postimin e klubit në faqen në Facebook.