Vendosni fjalën kyçe....

“Pi ujë” – Cristiano Ronaldo me nerva heq shishet me “Coca Cola” që ia kishin vënë në tavolinë (VIDEO)

Cristiano Ronaldo nuk ishte në gjendje të kënaqte sponsorët gjatë një konference për shtyp, ku i largoi dy shishet e Coca-Cola-s që i kishin vënë përpara.

Kompania është një sponsor zyrtar i turneut dhe e kishte produktin të ekspozuar gjatë konferencës për shtyp, por futbollisti portugez nuk mundte dot as t’i shikonte shishet dhe i largoi me shpejtësi.

Menjëherë ai mori në duar një shishe ujë dhe bërtiti: “Pi ujë!”


36-vjeçari është jashtëzakonisht strikt në lidhje me dietën e tij dhe regjimin e fitnesit, kështu që nuk është për t’u habitur që ai dukej i ofenduar vetëm duke i parë pijet e gazuara.

Duke folur vitin e kaluar, Ronaldo zbuloi zhgënjimin e tij që djali i tij i madh nuk ka të njëjtën mani për fitnessin sikurse ai.

“Ne do të shohim nëse djali im do të bëhet një futbollist i shkëlqyeshëm.”- tha Ronaldo asokohe në ceremoninë e Çmimeve Globale të Futbollit.

“Ndonjëherë ai pi kola dhe ha patatina dhe kjo më irriton, ai e di këtë. Ndonjëherë i them djalit tim të zhytet në ujë të ftohtë për t’u rikuperuar pas një vrapimi në rutinë dhe ai më thotë: ‘Babi, atje është kaq ftohtë’. Është në rregull, ai është vetëm 10-vjeç.” – do të shtonte Ronaldo.