Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç pranon se kishte përplasje në takimin me Kurtin: Më pyeti kur do ta njoh pavarësinë e Kosovës, shpërtheu kur i thashë “asnjëherë”


Ka përfunduar pas një ore e gjysmë takimi në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksander Vuçiç.

Ky i fundit pas një daljeje për mediat ka pranuar se ka patur përplasje me Kurtin në këtë takim.

“Njerëz, nuk kam marrë pjesë në një takim si ky. Asnjë lidhje me realitetin dhe përgjegjësinë. Njeriu erdhi që të mos binte dakord për asgjë. Erdhi të thotë: ‘Unë erdha të të pyes kur do ta njohësh Kosovën e pavarur’. Përgjigja ime ishte: ‘Asnjëherë’ dhe pastaj ai shpërtheu.

Ajo që ata po bënin ishte një përpjekje për t’i dhënë fund dialogut. Ata besuan se pas fjalëve të tyre ne do të zemëroheshim dhe do të dilnim nga dhoma. Sigurisht që ne nuk e bëmë atë.”- deklaroi Vuçiç para gazetarëve, citon Novosti.

Vuçiç këmbënguli se ky nuk dukej si dialog, por paraqitje e pikëpamjeve personale politike.

Kur u pyet nga gazetarët në lidhje me sjelljen e përfaqësuesve të BE, presidenti serb tha se ata u sollën si duhet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *