Vendosni fjalën kyçe....

Sikletet e Bujarit


Vazhdojnë sikletet për Bujar Sheshin, anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Pasi u publikua nga “Bold News” një dokument ekskluziv që e shfaqte si ish-bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit, për prokurorin nuk ka gjumë. Ajo që mund ta çojë në telashe më të mëdha të dyshuarin si spiuni “Venus”, është një kallëzim bërë nga vetë ai, ndaj Autoritetit të Hapjes së Dosjeve.

Sheshi ka kallëzuar zonjën Gentiana Sula, kreun e këtij autoriteti për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre. (Lexo të plotë KALLËZIM PENAL SHESHI)

Sipas dokumentit publikuar nga “Bold News” në 22 janarin e këtij viti, thuhej se Sheshi (Emri në të Bujar Rasim Shesha) ishte integruar në strukturën e spiunimit që në shkollë të mesme, në shkurt 1974.

Por pse për Sheshin janë hapur telashe me këtë kallëzim? Sepse në rast se gjykata i jep të drejtë Autoritetit të Hapjes së Dosjeve, Sheshi jo vetëm rrezikon të konfirmohet si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit por humbet edhe të drejtën për të qenë pjesë e KLP-së e njëkohësisht të drejtën për të ushtruar detyrën e prokurorit.

Pas publikimit të dokumentit në media, Autoriteti i Dosjeve bëri një deklaratë të vagullt, teksa komunikonte se gjatë procesit të riverifikimit ndeshën me dokumente kontradiktore. Sipas tyre,  çështja që duhet verifikuar ende ka lidhje me gjeneralitetet, pra me mbiemrin e zotit Sheshi, i cili ka një ndryshim, shkronjën “A”. Sipas autoritetit, Sheshi ka aplikuar për verifikim me emrin Bujar Sheshi (Shesha), që bie në kontradiktë me emrin Bujar Sheshi./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *