Vendosni fjalën kyçe....

Mbaron Komisioni, Meta ftesë personale Finos së indinjuar: Hajde për kafe


Ka përfunduar mbledhja e Komisionit Hetimor të drejtuar nga Ulsi Manja, për shkarkimin e presidentit të vendit Ilir Meta.

Në fund të komisionit, Meta iu rikthye çështjes me deputetin socialist Bashkim Fino, duke e ftuar për kafe për t’i dhënë fund “shqetësimit” të tij se presidenti e ka personale me të, kur bëhet fjalë për ligjet.

“Së fundmi ftoj në Presidencë për kafe zotin Fino, me të cilin jo vetëm s’e kam personale por vijon të mbetet i preferuar.”, kështu e mbylli fjalën e tij në këtë Komision presidenti Ilir Meta.

Ai edhe më herët gjatë fjalës së tij, iu drejtua Finos për t’i hequr merakun se nuk kishte gjë personale me të. (Lexo këtu).

Presidenti iu referua deklarimeve të Bashkim Finos në Komisionin e Ligjeve pak ditë më parë, kur u rrëzua dekreti i tij për vetëqeverisjen vendore.(Lexo këtu).

Nuk dihet nëse deputeti Fino do t’i përgjigjet ftesës së presidentit për kafe./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *